Homazhet për Ferid Berberin, Meta: Modernizoi peshëngritjen në kohën e izolimit më të madh të vendit nga bota
Peshëngritja shqiptare humbi ditën e djeshme një nga ikonat më të shquara, “Mjeshtrin e Madh”, Ferid Berberi. Në homazhet e lamtumirës që u mbajtën sot, ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili ka ngushëlluar familjes Berberi dhe familjes së madhe të sportit të peshëngritje për humbjen.
Kreu i shtetit shprehet se vendi do ti jetë përjetë mirënjohës për gjithçka ai bëri për të modernizuar peshëngritjen dhe për ta ngritur atë në nivelet më të larta ndërkombëtare, në kohën e izolimit më të madh të vendit nga bota.
”Ne do ta kujtojmë gjithmonë me respekt Profesor Feridin, pavarësisht nga kjo ndarje e papritur, për të gjithë trashëgiminë shumë të suksesshme që ai ka lënë në fushën e sportit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Berberi dhe familjes së madhe të sportit të peshëngritjes! Të prehet në paqen e merituar”,-shkruan Meta në facebook.
Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta
I dhashë sot lamtumirën e fundit njërit prej legjendave më të shquara të peshëngritjes shqiptare, kampionit dhe trajnerit të madh të Ekipit Kombëtar dhe “Dinamo”-s, Profesor Ferid Berberit.
Mirënjohje për gjithçka ai bëri për të modernizuar peshëngritjen tonë dhe për ta ngritur atë në nivelet më të larta ndërkombëtare, në kohën e izolimit më të madh të vendit nga bota.
Mirënjohje për të gjitha ato arritje të shkëlqyera të peshëngritjes tonë për më shumë se tre dekada dhe për përfaqësimin e saj dinjitoz në nivel ballkanik, europian dhe botëror.
Mirënjohje për super kampionët, që ai i dha këtij sporti si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Muharrem Berisha dhe shumë të tjerë.
Ne do ta kujtojmë gjithmonë me respekt Profesor Feridin, pavarësisht nga kjo ndarje e papritur, për të gjithë trashëgiminë shumë të suksesshme që ai ka lënë në fushën e sportit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Berberi dhe familjes së madhe të sportit të peshëngritjes! Të prehet në paqen e merituar!