Homazhet për mjekun Nonaj/Presidenti Meta: E meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi, kanë bërë homazhet në nder të mjekut Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën si pasojë e prekjes nga virusi vdekjeprurës Covid-19.

Ceremonia po mbahet në Çorovodë, aty ku kreu i shtetit thotë se gjeti një ditë plot me diell dhe kështu po përcillet edhe mjeku që shërbeu për vite me rradhë, me mirënjohje thekson Presidenti në një postim në facebook.

”Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm”.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me Covid-19 e pasojat e tij.
Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm!

SHKARKO APP