Humbi jetën nga Covid-19/Presidenti Meta: Ëngjëll Dakli, punoi me pasion për modernizimin e Elbasanit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Ëngjëll Dakli si pasojë e prekjes nga Covid-19. Teksa e quan një intelektual kalibri, kreu i shtetit veçon pasionin me të cilin punoi Dakli për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit.

Postimi i plotë nga Presidenti Meta

Me hidhërim mësova lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Punës dhe ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Ëngjëll Dakli.

Në këto momente tepër të vështira, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe ndodhem pranë familjes, të afërmve e kolegëve, që humbën sot njeriun dhe mikun e tyre të dashur!

Ëngjëll Dakli, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, që aq shumë e deshte përparimin e Shqipërisë dhe që me aq pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit. U prehtë në paqen e merituar!

SHKARKO APP