Humbja drastike e PD në zgjedhje, Alizoti: Kemi defektet tona, ja kur nis analiza e brendshme

Deputeti i PD-së dhe drejtues politik në qarkun Elbasan, Tomor Alizoti flet për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe për gabimet gjatë procesit. Ai u shpreh se vetë ka bërë shumë gabime personale, duke theksuar se PD-ja ka defektet e saj. Për të sistemi aktual politik dhe zgjedhor është i tillë që zgjedhje të ndershme nuk mund të zhvillohen.

“Me këtë sistem që është ndërtuar nuk ka zgjedhje. Nuk është vetëm kodi zgjedhor, por është një armatë e pushtetit që e bën të pamundur fitoren kudo”,-tha ai.

Deputeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së demokracisë nga shteti dhe populli, duke paralajmëruar se nëse nuk mbahet ky ekuilibër, demokracia është shumë e brishtë dhe thyhet shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me analizën e brendshme në PD, Alizoti tha se ajo do të bëhet pasi strukturat e partisë të vendosin dhe pasi të përfundojnë denoncimet për zgjedhjet. ”Jam dakord të presim përfundimin e procesit të denoncimeve dhe më pas do të vijë koha për reflektim dhe analizë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?