“Humbja e PD, përgjegjësi e liderit. Basha probleme me Grupin Parlamentar”
Jemin Gjana, ish-deputet dhe ish-nënkryetari i PD, Jemin Gjana, e sheh të përçarë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
Ish-ministri është kritik edhe ndaj figurave të reja të afruara nga Basha në PD, të cilët, sipas tij, në vend të betejës virtuale duhet të dilnin në terren.
Por për humbjen në zgjedhje, Gjana bën fajtor Bashën.
“Sigurisht kryetari dhe lideri është ai që ka përgjegjësinë i pari”, shprehet ai për “Panoramën”.
Gjana thekson se Grupi Parlamentar i PD-së është një problem për Bashën pasi deputetët nuk përfaqësojnë PD-në por ishte një zgjedhje e Berishës.
“Mendoj që Basha është një problem në Grupin Parlamentar të PD-së, i cili nuk është fryt i Bashës, nuk është as nominim i Bashës, nuk është as nominim i PD-së, për hir të së vërtetës. Është një vullnet, të cilin Berisha e shfaqi në 2013, në mënyrë individuale për ta përcaktuar kështu këtë grup parlamentar”, shprehet Gjana.
KOHA JONË SONDAZH

