Humor në rrjetet sociale me Ramën pas përgjigjes së kancelares Merkel për negociatat
Ka plasur humori në rrjetet sociale një ditë pasi Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi zyrtarisht që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
Kjo deklaratë erdhi jo vetëm nga një politikane e rëndësishme si Merkel, e cila është mjaft e drejtpërdrejtë, por mbi të gjithë, ajo që ka kryesimin e radhës së BE-së.
“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, u shpreh kancelarja gjermane, në një bisedë virtuale me deputetë të vendeve anëtare dhe të vendeve kandidate.