Humor nga web-et me Veliaj dhe Ramën

Një furi reagimesh në rrjetet sociale shoqëruan publikimin e fotos së gruas së moshuar, që u gjobit sot nga policia bashkiake në Tiranë. Reagimi i Erjon Veliajt që njoftoi se do ta paguante vetë gjobën nxiti akoma më shumë përçmimin për alibinë se “Po bëjmë shtet”. Vështrimi i gruas dhe qëndrimi i saj me duart e lidhura në mes, gati si e prangosur ka qenë një mesazh i fuqishëm. “Po bëjmë shtet” tashmë duket një sllogan i drejtuar kundër të varfërve, atyre që kryeministri i sheh si “mish për topat” që drejtohen kundër qeverisë. Përveç irritimit, nuk ka munguar as tallja me kryeministrin Edi Rama, shkruan lapsi.

Ja ku është Edi Rama i veshur me një bluzë të bardhë ku është postuar gruaja e moshuar që gjobitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në këtë foto, në sfond të gruas që gjobitet është hoteli i familjes Kokëdhima.

Gjoba e Bashkisë ka sjellë në kujtesë se ky nuk është rasti i parë. “Po bëjmë shtet” duket se ka një mani për të gjobitur dhe sekuestruar të tjerë shitës së prasit dhe qepëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?