Hungaria mbyll mandatin 6-mujor të Presidencës së BE-së, Veliaj: Është kompleks, por i thjeshtë

Sot Ambasada Hungareze në Tiranë organizoi eventin përmbyllës të mandatit të saj. Gjatë fjalës së tij në këtë event, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, falenderoi ambasadoren e hungarisë dhe skuadrën e saj për punën e shkëlqyer, ndërsa zgjodhi simbolin e kubit të Rubikut për të përshkruar presidencën hungareze të Bashkimit Europian.

”Po mbaj në duar një simbol si Kubi i Rubikut, të cilin nuk ka rëndësi se nga e kthen, por mund të shikosh ngjyrat e Hungarisë, të Italisë me trengjyrëshin, mund të shohësh Spanjën, gjithashtu Rumaninë, Francën, por mund të shikosh edhe Republikën Çeke dhe Slloveninë. Këtu mund të shohim edhe ngjyrat e Shqipërisë, por thënia më e famshme nga Ernő Rubik për kubin e tij ishte: “Është kompleks, por sërish i thjeshtë”.

Më pëlqen ta them këtë edhe për Presidencën Hungareze. Qartësisht ka çështje që duhen debatuar, që u duhen dhënë zgjidhje, por sërish janë të thjeshta kur vjen puna për të ruajtur një pozitë solide në Ballkanin Perëndimor, për të siguruar që Bashkimi Europian të rritet më i fortë, të planifikojë për të ardhmen, të mendojë për mbrojtjen pak më tepër seriozisht në dritën e ngjarjeve aktuale”,-tha Veliaj.

SHKARKO APP