Hyjnë në fuqi masat e ashpra ndaj deputetëve! Deri në 60 ditë përjashtim
Nga kjo e hënë, që ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Kuvendit e miratuar në seancën plenare të 14 dhjetorit, situata në Kuvend nuk do të jetë më në kaos.
Një deputet, ose grup deputetësh do ta kenë thuajse të pamundur që të bllokojnë zhvillimin normal të punës së Kuvendit apo të komisioneve parlamentare.
Deputetët apo grupi i deputetëve të cilët kryejnë akte dhune dhe vënë në rrezik jetën e parlamentarëve apo ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Gardës, ndezin mjete piroteknike, apo hedhin tymuese në Kuvend, do të përjashtohen deri në 60 ditë nga seancat parlamentare apo nga komisionet parlamentare.