Hyn në fuqi ligji i Vettingut

Sot hyn në fuqi ligji i Vettingut, që bashkë me ligjin e SPAK, janë pjesa më kyçe e paketës ligjore të reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ligji parashikon të vlerësojë përgatitjen profesionale, integritetin moral, si dhe të zbulojë shkallën e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokuroreve shqiptare nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik.

I miratuar në parlament më 30 gusht, vetëm me votat e mazhorancës së majtë, ligji u publikua më 23 shtator në Fletore Zyrtare, ndërsa sot merr fuqi të plotë. Për Vettingun nuk u shpreh me dekret Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duke bërë kështu që ai të hyjë në fuqi automatikisht.

Vettingu është pjesë e paketës prej 7 ligjesh që do të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi. Ligji u ankimua dy ditë më parë në Gjykatë Kushtetuese nga Partia Demokratike, qe kërkon pezullimin e tij, pasi sipas saj, është në shkelje të Kushtetutës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të zbatimit te reformës në drejtesi, Kuvendi miratoi dje dhe pesë ligje të tjera mbështetëse, ku vetëm për ligjin e SPAK-ut (struktura e posacme antikorrupsion), opozita dha voten ‘pro’, ndërsa për katër të tjerat refuzoi t’i miratoje, duke i konsideruar antikushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miratimi i kesaj pakete i hap rrugën zbatimit të reformës kushtetuese, pjesë e së cilës janë dhe 30 ligje të tjera, që rregullojne organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?