I bashkohet koalicionit opozitar, jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Burimet mediatike bëjnë me dije se Tahiri do të kalojë me koalicionin opozitar.

Kjo ishte një lëvizje surprizë e Florian Tahirit, i cili ka punuar për vite me radhë në institucionin e qeverisjes vendore.

Ajo që e bën edhe më surprizuese dorëheqjen e nënkryetarit të bashkisë Durrës është pikërisht fakti se ai do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?