I deleguari i Amerikës, Kasanof takim me Ramën: Mbështetje për çështje kyçe shumëpalëshe

Kryeministri Edi Rama priti në një takim zv/ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën të ditur se gjatë takimit palët diskutuan mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

”Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, thuhet në një postim të Ambasadës në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?