I dënuar në Greqi? Reagon kryebashkiaku i Vorës

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, në një reagim mbi akuzën e PD-së se ky i fundit është i dënuar në Greqi, thotë se ka udhëtuar lirisht në çdo vend të Bashkimit Europian, për shkak edhe të biznesit të tij. Kajmaku thotë se këto akuza janë për qëllime politike.

“Sapo jam njohur me një tekst letre të publikuar nga PD ku pretendohet se unë jam dënuar dhe dëbuar nga shteti grek. Me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar. Autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim, për një qëllim të vetëm, atë të ndotjes politike të kundërshtarit, do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Por ju drejtohem se të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?