I dërguari i amerikës në Tiranë, Balla: Kush dëmton stabilitetin në Ballkan hyn në ”listën e zezë”
Vizita e zv/ndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar në Shqipëri, ka shkaktuar një lëvizje të politikës në vend. Taulant Balla thotë se kjo vizitë i ka të qarta mesazhet me strategjinë që SHBA ka filluar kundër korrupsionit.
“Administrata e Biden dhe DASH është investuesi kryesor për ta çuar përpara Reformën në Drejtësi. Kjo vizitë mesazhet e veta i ka të qarta. SHBA ka nisur një strategji kundër korrupsionit. Departamenti i Thesarit i filloi tashmë sankionet e saj ndaj grupeve të ndryshme, më i fundit ai i djeshmi ndaj serbëve në veriun e Kosovës. Edhe kjo goditje ka mesazhin e vet. Kush dëmton stabilitetin një Ballkan do të hyjë në këtë listë.
Sot Ballkani Perëndimor ka nevojë për një dialog produktiv me Serbinë. Shqipëria është e qartë në këtë aspekt. Qeveria Rama po intensifikon marrëveshjet me Kosovën dhe po punojmë çdo ditë që Kosova të ecë përpara në axhendën europiane.
SHBA-ja po punon me vendet anëtare, me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të hequr pengesën që po mbaj jashtë BE-së edhe Shqipërinë. SHBA edhe pse nuk janë pjesë e BE po përdorin makinerinë e tyre diplomatike në dobi të mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare”,-tha në ”News 24”.