I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell: Jam krenar që jam homoseksual

08 November 2019, Berlin: Richard Grenell, Ambassador of the United States to Germany, stands in front of the Department of Defense and waits for the US Secretary of State and the German Secretary of Defense. (Credit Image: © Kay Nietfeld/DPA via ZUMA Press)

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin Pressing në T7. Ndër të tjera ai është pyetur edhe për faktin se shumë njerëz që nuk janë dakord me të, përdorin orientimin e tij seksual për t’i rrëzuar autoritetin.

“Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet. Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik duhet të dënohet gjerësisht” – tha Grenell.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?