“I dhatë vulën Alibeut, tani ju ka rënë hall i madh duhet t’i gjeni komisionerët!”/ Plas e qeshura në emision mes Klosit dhe analistëve

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet lokale dhe përgatitjet që kjo parti ka bërë për fushatën.

Në studio ka patur të qeshura, pasi Ylli Rakipi i tha Klosit se tani u ka rënë një hall shumë i madh në PS, sepse duhet të gjejnë komisionerë për partinë e Alibeajt, pasi i dorëzuan vulën.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli Rakipi: I dhatë vulën Alibeut dhe tani ju ka rënë hall, duhet ti gjeni komisionerë. Hall shumë i madh është ky…

Swiss Digital Mobile Reklama

Neritan Sejamini: Klosi në fakt është edhe Sekretar Organizativ, duhet ti gjejë këta…

Enton Abilekaj: Hall i madh, unë them për këtë duhet të flasim gjithë kohën sot.

Blendi Klosi: Aty ku unë drejtoj fushatën ne Vlorë, kemi dy kandidatë të partitë zyrtare të PD dhe ju garantoj se janë të dy në garë. Nuk është se do të fitojnë dot me PS-në, por ju siguroj se janë më të mirë se grupimi tjetër.

Enton Abilekaj: Po keni investuar për këtë gjë.

Blendi Klosi: Për partitë politike e gjithë koha është fushatë dhe përgatitje për zgjedhje. Ne takojmë njerëz, organizohemi. Meqenëse e bëtë si me shaka hyrjen, ne jemi të organizuar sepse punojmë gjatë të gjithë kohës. Ne nxorrëm kandidatët, në ditën e caktuar në momentin e caktuar kur ligji e kërkon. Kandidatë të përzgjedhur nga strukturat e Partisë Socialistët. Ata që dolën nga primarja edhe me njëfarë lodhje u harruan në terren. Besojmë se PS do të shkojë me rezultat pozitiv në të gjithë bashkitë.

Ylli Rakipi: Do ti merrni të gjitha bashkitë ju prapë?

Blendi Klosi: PS mund të humbasë vetëm aty ku mund të bëjë gabime vetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?