I hapet rruga arrestimit! SPAK çon në Kuvend kërkesat për heqjen e mandatit të Fatmir Mediut dhe Alqi Bllakos
Politikë E Premte, 7 Janar 2022 14:35
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion sipas burimeve i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit për dy ligjvënës.
Panorama raporton se SPAK ka kërkuar heqjen e mandatit të kryetarit të Partisë Republikane, deputetit Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.
Ndërkohë që deputeti i dytë është socialisti, Alqi Bllako, i cili sipas SPAK është hetuar për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.