I ka mbaruar mandati prej 6 vitesh. Dvorani: Dua më shumë kohë të mendohem
Adrian Dvoranit i ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2014, por për shkak të reformës në drejtësi ai vijon të jetë edhe sot në detyrë. Pas dekreteve për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, sipas Kushtetutës dhe ligjeve duhet që të kish nisur zëvendësimi i tij.
Pak ditë më parë, Presidenti Ilir Meta vuri në dijeni KLGJ dhe Gjykatën e Lartë për këtë problem të krijuar në institucionet e drejtësisë, pasi Dvorani përveç se mban ende detyrën e gjyqtarit është dhe kreu i Komisionit të Emërimeve në Drejtësi. Funksioni i KED i takon automatikisht për sa kohë që ai rri ende si gjyqtarë.
Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka nisur shqyrtimin e procedurave dhe diskutimin e kërkesë së kreut të shtetit. Pas gjashtë vitesh në detyrë jashtë mandatit, mësohet se Ardian Dovrani ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion për të dhënë një përgjigje lidhur me detyrën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

