”I keni marrë ryshfetin Italisë”, Berisha: Protestën tjetër do e bëjmë para Parlamentit
Sali Berisha u rikthye në seancën plenare në Kuvend, ku foli për buxhetin e vitit 2023. Kreu i PD-së, akuzoi dhe tha se qeveria i kanë premtuar Italisë se do të votojnë për ekspozitën botërore. Teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla i tha se koha e fjalës i mbaroi, Berisha iu kthye duke i thënë se protesta tjetër do të jetë para Parlamentit. ”Data 12 po afron, po vazhduat kështu protesta tjetër do të jetë para Kuvendit, çfarë buxheti është ky, nuk rri këtu, ikën se i numërohen vjedhjet, edhe ju jeni bashkë vjedhës, nëse se denonconi”.
Pjesë nga fjalimi
Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve në historinë e tyre. Për të dokumentuar këto ju bëj me dije qe gjatë viteve 2005-2013 rritja ishte 530 miliardë klekë kundrejt vetëm 400 miliardë që rritja e 9 viteve të vjedhjeve të mëdha.
Borxhi publik që kulmon me vjedhjen më të madhe historike u rrit me 500 mld lekë, në vitet 2005-2013 u rrit me 360 mld lekë. Pra rritja ishte 140 mld lekë më e madhe. Nuk është vetëm kaq sepse ju rritet taksat, rritja e taksave në këto vite shkon mesatarisht 500 mln euro në vit, në total shkon 4.5 mld euro.
Së fundmi kanë bërë një akt të turpshëm që nuk e ka bërë kurrë asnjë shtet. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do të votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen.
Çfarë fytyre keni ju si qeveri. Mund të veprohet në këtë mënyrë? E kam burim të sigurt. Ia keni dhënë me shkresë me shkrim. Një vendi në të cilin shqiptarët janë vetëm biznesmenë nja 50 mijë. Kënaqeni me ryshfetin në xhep. Ju e turpëroni këtë vend. E keni bërë Shqipërinë një vend të pavlerë.
Të gjitha këto së bashku. Kurse për vete jetoni në luksin më të madh. Jeton ai si sulltan. Çfarë kohe ku ka kohë këtu. Nëse do vazhdoni kështu protesta tjetër do të jetë përpara Parlamentit. Edhe për të parë superboël në Florida. Ia mbath ai nuk rri këtu. Ikën se i numërohen vjedhjet. Të dilni.