I la në listën e hapur, Rama pyetet për Erion Braçen dhe Fatmir Xhafajn

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përbërjen e listës së hapur të PS-së në zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur nga gazetarët se në këtë listë janë edhe Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj, dy kryetarët e komisioneve të posaçme të Dezinformimit dhe Anti-korrupsionit, Rama tha se në listën e hapur janë ata që kanë mundësitë dhe votat të futen në Parlament.
“PS nuk mund të jetë partia e atyre që janë brenda, PS duhet të jetë partia edhe e atyre që janë jashtë saj. PS nuk është qëllim, por mjet. Ata që janë brenda dhe kanë kontroll mbi këtë mjet, nuk mund ta përdorin PS-në si mjet për të penguar të tjerët.
Me sistemin që kemi në listat e mbyllura kemi futur njerëz që nuk do futeshin dot në Kuvend, në listat e hapura kemi futur njerëz që kanë njohjet, njerëzit që të marrin votat e tyre”, tha Rama, teksa u pyet nga gazetarët në konferencën me komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos.