Berisha-Bashës: Po të hyj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe
Akuzë e fortë e Lulzim Bashës është dhe ajo që Sali Berisha po ndihmohet nga kriminelët e Edi Ramës për Kuvendin Kombëtar të PD-së që ish-kryeministri kërkon që të mbahet më 11 dhjetor. Sali Berisha thotë se Basha gabon me ngritjen e akuzave. Ai thotë se klani është Rama dhe “pengBasha”.
”Tani unë po merrem me fuqishëm se kurrë me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij.
Tani përqëndrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, që ka goditur pluralizmin politik, dhe ky klan është klani Rama dhe “pengBasha”. Ai gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe. Tani po merrem me bajzolë të krimit. Ka krim më të shëmtuar sesa të atakosh pluralizmin”,-tha në ”FaxWeb”.