”I morën grupet kriminale”, Kurti: KFOR të urdhërojë Serbinë që të kthejë 3 policët e rrëmbyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një seancë plenare për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës. Ai u shpreh se kanë qenë dy grupe kriminale të njohura si SIE dhe KOBRA që kanë organizuar këtë krim të paprecedentë nga ana e Beogradit.

Ndër të tjera, ai shton se arrestimi i Milenkoviç është me vend pasi ai është organizatori i krimeve të njëpasnjëshme dhe të sulmit të paprecedentë të KFOR dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Kurti i ka bërë thirrje KFOR-it që të urdhërojë Serbinë që të kthejë 3 policët e rrëmbyer.

”KFOR të urdhëroj Serbinë që të kthej policët e rrëmbyer dhe të dënojë këtë shkelje flagrante të integritetit tonë territorial. Dje është shkelur pika 4 e marrëveshjes së Kumanovës. KFOR duhet të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj kësaj. Nëse KFOR shndërron këtë heshtje në normë, atëherë një gjë të tillë i bie të mohoj një përgjegjësi ndërkombëtare që i është dashur të dënojë publikisht”,-tha Kurti.

SHKARKO APP