I nxehtë përvëlues dhe temperatura deri në 39 gradë Celsius. Njihuni me parashikimin e motit
Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 31ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 39ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por mundësitë për reshje janë të pakta. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 34ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 35ºC.