Presidenti Meta: Votoni për kandidatët më të mirë! Eshtë AKT patriotik për të votuar
Në orën 07.00 sot votuan Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.
Presidenti Meta tha, pasi votoi, se sot është Ditë e Madhe, Ditë e Bardhë, sot votohet si AKT PATRIOTIK.
“Sot është një akt patriotik, mbrojtja e atdheut detyrë mbi detyrat dhe mbrohet me votë, me pjesëmarrje dhe një mbarëvajtje e shkëlqyer do ta bindte Europën që ne të jemi pjesë e saj.
Erdhi kjo ditë e bekuar, zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushte sa më të mira që sovrani të shprehë vullnetin përmes votës së lirë. Barazi para ligjit na i garanton vetëm barazia e votës. Çdo qytetar të votojë i lirë për atë që beson, po ashtu dhe për kandidatin.
Të zgjedhin kandidatët më mirë dhe më të ndershëm. Presidenti ka një agjendë e cila mbivendoset çdo sekondë, po punën më të rëndësishme sapo e kryeva. E sotmja është një akt patriotik, çdo gjë mbrohet me votë. Do e bindim Evropën se jemi në një popull që e meriton integrimin, Mbrojtja e Atdheut detyrë mbi detyrat. Përpara drejt kutive, votoni të ndershmit jo atyre që do iu binden si kukulla”- tha Meta.
“Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë”, përfundon mesazhin e tij Presidenti i Republikës, Ilir Meta.


KOHA JONË SONDAZH

