I përjashtuar nga Alibeaj, reagon Oerd Bylykbashi: Vendimi zero vlerë në aspektin politik dhe kushtetues
I përjashtuar nga grupi i PD-së me vendim të Alibeajt, nënkryetari i PD-së, deputeti Oerd Bylykbashi ka sqaruar përse nuk ka asnjë vlerë ky akt në aspektin politik dhe kushtetues dhe pse është nul.
”Ai akt qesharak që opinioni publik mësoi pak ditë më parë nuk ka asnjë vlerë. Juridikisht është nul. Shkelje flagrante e statutit. hedh dritë te marrëzia dhe dëshpërimi që i ka kapur disa individë për të mbajtur një pushtet që nuk ekziston. Ky përjashtim nuk vlen.
Mua dhe kolegët e mi të PD-së na kanë votuar demokratët. Së pari ne jemi deputetë. Kemi pranuar të konkurrojmë për PD-në, jemi të nderuar për këtë gjë. Jemi shpallur deputetë në emër të PD-së. Askush nuk na e heq këtë tagër përfaqësimi për llogari të PD-së. Këtë nuk e lejon kushtetuta, kodi zgjedhor, rregullorja e parlamentit. Në aspektin kushtetues e ka vlerën nul. Në aspektin politik e ka vlerën nul.
Unë jam i nderuar që demokratët më kanë votuar nënkryetar i PD-së. Jemi në një situatë absurdi komik ku pak individë për shkak të një axhende që orkestrohet dhe i intereson Edi Ramës bëjnë këtë situatë.Në aspektin politik dhe kushtetues vlerën e ka zero. E vetmja vlerë se ia pranon maxhoranca socialiste. Këta mbijetojnë me këtë lloj sjelljeje”, tha Bylykbashi.