Monika Kryemadhi: Ramën do ta detyrojmë të firmosë kontratën me banorët e Kombinatit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Kombinat ku u takua me banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat e të cilëve do të shemben. Dyshimi është se bashkia do t’i largojë nga lagjet ku ata kanë pronat e kanë banuar deri vonë.

Një banor i Kombinatit e ndali më gjatë Kryemadhin, duke u shprehur se shteti po i shemb banesat e dëmtuara nga tërmeti, por nuk po i ndërton.

“Ne nuk do të merremi me mashtrimin e atij, por do të zgjidhim problemin. Këtu keni një kopje kontrate dhe ne do të jemi në kontakt, që të bëjmë që ai të mos guxojë të hyjë në shembje të pronës së banorëve të Kombinatit dhe të japë pronën në të njëjtën vend.

Pra, kur të shemb banesën, ku do të shkosh?! Ne duhet ta detyrojmë, do të shkojmë në Prokurori, se si e ndryshon ti tutllin e pronës?! Siç bëmë me “Sami Frashërin”, që ia ndryshoi titullin e pronës.”

Banori i nervozuar, shfryu sërish kundër Kryeministrit dhe bashkisë për padrejtësinë: “Më mend ka pasur Gëzim Kulufi, se ka ai. Na merr në qafë ne ai për tre muaj!”,- deklaroi kryetarja e LSI.

SHKARKO APP