I quajti halabakë dhe kërcënoi të rinjtë. Stresi i përgjigjet Ramës: Çohuni shqiptarë!
Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë i quajti halabakë dhe rrugaçë protestuesit që kërkonin drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Ndërsa sot, me tone kërcënuese kryeministri paralajmëroi se policia do të përgjigjet ashpër ndaj protestave që po zhvillojnë këto ditë të rinjtë.
Kreu i qeverisë tha se dhuna dhe shantazhet nuk funksionojnë me qeverinë e tij. “Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie! Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!”,- tha kreu i qeverisë Edi Rama në një postim në Twitter.
Pas kësaj deklarate, një prej organizatorëve të protestave, reperi i njohur Arkimed Lusha (Stresi) u ka bërë thirrje të rinjve që sot të dalin sërish në protestë kundër dhunës së qeverisë. “Çohuni shqiptarë se për këtë (Ramën) çudia më e madhe 3 ditë zgjat … I bëj thirrje kupolës mafioze Ardi veliu ik më mirë vet ??? Se do të vimë deri në Vlorë, Reformo policinë !!!”,- shkruan Stresi në një postim në rrjetin social në Instagram. Stresi ka publikuar dhe pamje nga dhuna që policia ka ushtruar ndaj të rinjve dje në mbrëmje.
Ndërkohë, Gent Sejko aktivist i shoqërisë civile dhe organizator i tubimit homazh ditën e mërkurë shkruan se duhet të iki Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti ose kryeministri Edi Rama bashkë më të. “Do iki Ardi ose do ikësh edhe ti me Ardin”,- shkruan Sejko.
Do iki Ardi ose do ikësh edhe ti me Ardin
Posted by Genc Sejko on Friday, December 11, 2020
Lexoni edhe..
- Protestuesit nuk pranojnë përgjigjen e sotme të Ramës, ndaj në ora 18.00 prapë te Kryeministria
- Dita e dytë e protestës: “Luftë” guerrile në Tiranë, foto që flasin sa qindra fjalë!
- Çfarë ndodhi në ditën e parë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës/Foto reportazh
- Ikën Sandri, frikësohet Edi!
- Fjalori i Ramës për protestuesit, Plasari: Halabakë iu dukën dhe shokut Çaushesku, por…
- Dhuna në protestë, reagon Avokati i Popullit
View this post on Instagram