I sëmurë, Saimir Tahiri pas daljes nga SPAK-u: Nuk kam asgjë për të thënë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri këtë të hënë u paraqit në SPAK ku qëndroi rreth 2 orë e gjysmë. Ai u shoqëra nga avokati Maks Haxhia. “Nuk kam asgjë për të thënë”,-tha ai pas daljes nga prokuroria. Mësohet se SPAK po kryen një hetim pasuror ndaj ish-ministrit të brendshëm.

SPAK ka pyetur edhe disa biznesmenë me të cilët familjarët e ish-ministrit Tahiri kanë patur transaksione financiare.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pas një seance të gjatë, dënoi Tahirin me pesë vjet burg për “shpërdorim të detyrës”. Për shkak se Tahiri pranoi gjykimin e shkurtuar, dënimi u ul në tre vjet e katër muaj burgim.

SHKARKO APP