I shoqëruar nga bashkëshortja, Sali Berisha merr pjesë në homazhet për Margarita Xhepën

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ikonën e skenës shqiptare, Margarita Xhepa.

Ish-kryeministri u shoqërua në homazhet në nder të aktores së mirënjohur nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

“Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar.

Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.

Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare”, tha Berisha për mediat.

SHKARKO APP