I shpallur ”Non-Grata”, Berisha: Shqiptarët më duan në Kuvend, PD kërkon prova

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur ”Non-Grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, por ky i fundit shprehet se të premten do të ulet si deputet në Kuvendin e ri.

”Unë nuk fshihem prapa mandatit, nuk fshihem prapa sovranitetit. Sovraniteti i vendit është shprehur nga zgjedhësit me votë, ndaj në asnjë lloj rrethane nuk mund ta shkelmoj sovranitetin e shqiptarëve dhe dinjitetim tim”.

Po ashtu i pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli në ”Euronews Albania”, Berisha thotë se në këtë situatë PD-ja kërkon prova për shpalljen e tij ”Non-Grata”.

”Unë mendoj se PD-ja nën vlerësimin tim ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë. Qoftë në deklaratën e parë, qoftë edhe në vazhdim ka kërkuar prova, transparencë. Nëse Partia Demokratike do të gjendej para provave, do bënte gabim historik nëse nuk do të merrte vendimin për përjashtimin e atij personi”.

SHKARKO APP