Ibsen Elezi dorëzon formularin e kandidimit për kryetar të PD

Ibsen Elezi bëhet kandidati i katërt për kryetar në PD. Elezi ka dorëzuar sot formularin e kandidimit.

Ai ka deklaruar për mediat se vetëm nëse Basha dorëhiqet nga posti i kryetarit atëherë mund të ketë garë të barabartë brenda PD.

Po ashtu ai ka kërkuar që të gjithë kandidatët e PD të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm me dorëheqjen e Bashës mund të getë garë të barabartë. Kandidatët për kryetar duhet të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor.”- tha Elezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër ai është kandidati i dytë pas Edit Harxhit që del nga ”Grupi për PD” që i kërkon Bashës dorëheqjen dhe shtyrjen e datës 13 qershor. Po ashtu kandidaturën ka dorëzuar edhe kryetari aktual, Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?