Ideja e Ramës e një konference për paktin final, Nurellari: Tirana s’mund të jetë mbi palët
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur idenë për një konference të nivelit të lartë që do t’i bënte palët bashkë, Kosovën dhe Serbinë.
Për analistin Adri Nurellari i cili është edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së në Kosovë, nuk ka gjasa që ndërkombëtarët t’u ofrojnë një faktorizim të tillë Albin Kurtit dhe Edi Ramës.
Për Nurellarin, Kurti është një lider i pabesueshëm që gënjen, ndërsa Edi Rama sipas tij, po kërkon të bjerë në sytë e Brukselit teksa ky i fundit e ka kthyer vëmendjen e tij drejt Ballkanit Perëndimor për shkak të situatës së krijuar në Veri.
“Tirana në Ballkan është palë me Kosovën. Nuk e beson njeri që mund të jetë mbi palët. Ai presion e vuri në pikëpyetje të gjithë Ballkanin e Hapur. Këto tentativa të tjera për të përfituar nga kjo situatë, më duket e pavend”,-tha Nurellari.