IDP: Publikimi i të dhënave personale, lojë e rrezikshme

Patronazhistët dhe përdorimi i të dhënave personale për qëllime të fushatës elektorale nga ana e PS-së, ka tronditur dhe shqetësuar qytetarët shqiptarë, pasi të dhënat e tyre janë në dorën e çdo individi të PS-së. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka reaguar lidhur me cënimin dhe përhapjen e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë.

Përfaqësuesi Redi Skënderaj, në një deklaratë për mediat thotë se ka nisur një hetim administrativ për këtë çështje ndërsa shprehet se publikimi online i të dhënave përbën një lojë të rrezikshme dhe iu bën qytetarëve që të bëhen pjesë e këtyre skemave.

”Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale po monitoron me kujdes situatën e krijuar nga cënimi dhe përhapja e paligjshme e të dhënave personale. Kjo shkelje e realizuar në një shkallë të gjerë, siç është rasti përbën shkeljen më të rëndë të jetës private. Kjo e drejtë është e sanksionuar në nenin 35 në Kushtetutën e Shqipërisë. Zyra e Komisionerit ka nisur një proces hetimi administrativ, rezultatet e të cilit do bëhen publike brenda afateve ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, duhet realizuar duke pasur parasysh faktin se interesi i lartë publik dallon nga interesi për publikun. Rrjedhimisht çdo publikim mediatik, në faqe interneti apo aplikacione duhet të realizohet vetëm në përputhje me interesin publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të ndërpritet çdo veprim i kundërligjshëm që lidhet me publikimin e të dhënave personale të shtetasve. Qarkullimi dhe publikimi online i të dhënave në shumicën e rasteve rezulton tejkalim të interesit publik. Këto publikime dhe qarkullimi i të dhënave online përbëjnë një lojë të rrezikshme. Zyra e Komisionerit kërkon t’i jepet fund kësaj loje. Zyra e Komisonerit apelon çdo qytetar që mos të bëhet pjesë e skemave mashtruese të vëna në zbatim sepse siç po ndodh abuzimi me to mund të bëhet fare lehtësisht ndërsa riparimi i pasojave mund të jetë afatgjatë, madje i pakthyeshëm”,- u shpreh Redi Skënderaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?