Idrizi, apel Ministrisë së Jashtme: Reagoni për çështjen çame
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka rikthyer sërish në Kuvend çështjen çame, referuar një konference shkencore të bërë së fundmi nga Ministria e Jashtme greke.
Teksa kërkoi që shteti shqiptar të jetë në lartësinë e duhur sipas tij, pasi Greqia krahas argumenteve ligjore po përgatitet edhe për argumente logjike duke krijuar konferenca të tilla.
“Nga kjo konferencë kanë dalë disa përfundimet që nuk mund t’i anashkalojmë. Së pari, shteti grek jo vetëm që e di çështjen çame, por po merr gjithë masat të ketë argumentet ligjore dhe historike të saj. Shteti shqiptar nuk është në lartësinë e duhur, nuk ka ndonjë konferencë shkencore nga Ministria e Jashtme shqiptare për çështjen çame për të krijuar dosje serioze përballë Greqisë. Qoftë dhe një konferencë ku të marrin pjesë dhe këta përfaqësues grekë”, tha Idrizi.
Më tej, ai i kërkoi Ministrisë së Jashtme shqiptare që të kundërveprojë menjëherë për çështjen çame, duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë në mbrojtje jo vetëm të çamëve, por edhe emigrantëve shqiptarë në Greqi.
KOHA JONË SONDAZH

