Idrizi: E papranueshme që Enver Hoxha të jetë hero i popullit

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbledhur strukturat e saj në qytetin e Vlorës për procesin e zgjedhjeve brenda parties, që do zhvillohet në 21 maj, si edhe për anëtarësimet e reja. Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i PDIU-së, z.Shpëtim Idrizi, deputetët Aqif Rakipi, Mesila Doda dhe Tahir Muhedini, njëkohësisht President Nderi i PDIU-së. Në fjalën e tij para anëtarëve të PDIU-së, z.Idrizi tha se zgjidhja e çështjes çame është shumë afër.

“Kujtojmë rrugëtimin tonë dhe ne shohim se nuk na ka dhuruar njeri asnjë gjë, i marrim vet të gjitha me forcë dhe me imponimin tonë politikë, sepse ne kemi drejtësinë me vete. Për çdo njeri që thotë, “kur do të zgjidhet çështja çame?” Unë po i them këtu sot se, çështja çame është shumë afër, është aq afër sa punojmë ne përditë, është aq afër sa ne marrim fuqi përditë, është aq afër sa ju na jepni fuqi për t’u imponuar në politikën shqiptare, për t’u imponuar kujtdo që nuk mendon si ne” – u shpreh z.Shpëtim Idrizi.

Gjithashtu z.Idrizi tha se me strukturimin e ri, PDIU është nisur të bëhet një parti e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e kam thënë gjithmonë që ne jemi parti e pronës, parti e besimit në zot, parti e çështjes kombëtare shqiptare dhe e themi hapur që jemi edhe parti e bashkimit kombëtar, jo për të bërë retorikë. Ju bëj një thirrje vllazërore, për të kuptuar momentin shumë të rëndësishëm që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është. Deri më sot kemi qenë një parti fatlume, kemi patur shumë arritje, kemi shumë për të bërë, kemi qenë dhe jemi forca e katër politike në Shqipëri, 7 vjet parlamentare. Me këtë strukturim dhe organizim të partisë, me zgjedhjet midis nesh, ne jemi nisur të bëhemi një parti e madhe, një parti e të gjithë shqiptarëve që e duan këtë vend”- theksoi kryetari i PDIU-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Z.Idrizi bëri apel që nisma e PDIU-së për heqjen e dekoratave të miratohet sa më parë në Parlamentin e Shqipërisë

“Ka njerëz sot që janë pjesë e gjyqësorit, pjesë e prokurorisë apo administratës shqiptare dhe ne kemi propozuar që çdo funskion publik të bëhet pjesë e dekriminalizmit.

Pas kësaj ne kemi marrë një nisëm tjetër ligjore, për heqjen e dekoratave të kriminelëve të të gjithë shqiptarëve. Sepse ne nuk mund ta pranojmë që krimineli Enver Hoxha, të jetë sot heroi i popullit. Në qoftë se Napolon Zerva i vrau ata fizikisht, Enver Hoxha tentoi që këtë komunitet ta vriste moralisht” – u shpreh z.Shpëtim Idrizi, përpara anëtarëve të PDIU-së në qytetin e Vlorës.

Deputeti Aqif Rakipi tha se në zgjedhjet e ardhshme PDIU do të marrë dy deputetë në qarkun e Vlorës.

“Po i them komunitetit çam të Vlorës, që na mbështesni njëherë fuqishëm, na jepni votat dhe pastaj kërkoni ato që ju takojnë juve. Ne po marrim shumë vota në veri, se ata e kuptojnë kauzën tonë dhe këtu në qytetin e Vlorës të paktën të dalin dy deputetë. Vlora që është zemra jonë, duhet të nxjerrë dy deputetë në zgjedhjet e ardhshme” – tha z. Aqif Rakipi.

Ndërkohë deputetja Mesila Doda tha se që në vitin 2012-të i ka dërguar një letër ish-kryeministrit Sali Berisha për bashkimin ekonomik, monetar dhe kulturor me të gjitha trevat shqiptare.

“Kam botuar një letër që i kam dërguar ish-Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012-të, ku i kërkoja ngritjen e një grupi kordinator që kishte mundësi të ngrinte strategji në lidhje me bashkimin ekonomik, bashkimin monetar, bashkimin kulturor dhe me krijimin e të gjitha kushteve, që të krijonim një front të madh. Më pas erdhi periudha e zgjedhjeve dhe tashmë kemi disa mbledhje qeverie që nuk kanë prodhuar një poltikë të sigurt. Sot kemi një rrugë të kombit, që nuk është përdour pothuajse fare, kemi një vëllim këmbimi tregtar të Kosovës më të madhë me Serbinë se sa me Shqipërinë dhe kemi shqiptarë të coptuar. Sa herë bëhemi gati për një element të fuqishëm, na ndodh diçka, e cila ose është e sponsorizuar nga fqinjët ose armiku më i madh i vetes tonë, bëhemi ne shqiptarët” – u shpreh znj. Mesila Doda.

Nga ana e tij Presidenti i Nderit i PDIU-së, z.Tahir Muhedini i bëri thirrje të gjithë shqipëtarëve të anëtarësohen në PDIU.

“Ne sot falë kontributit tuaj jemi 5 deputetë. Por ne nuk duhet të përçahemi, ne s’duhet të na kapi euforia, jo të krijojmë urrejtje për njëri-tjetrin, pasi mjaft na kanë sharë në periudhën e diktaturës. Ne i jemi mirënjohës të gjithë shqiptarëve jo çam që përkrahin çështjen tonë. Nëse në 2013-n morëm 5 deputetë, në 2017-n do të marrim më shumë. Ne duhet të jemi kontribues, që PDIU të marri minimalisht dy deputetë në qarkun e Vlorës” – tha z.Muhedini në fjalën e tij.

Ndërsa kordinatori i qarkut Vlorë, Nikolin Hasanaj u shpreh se PDIU do të bëhet një force e madhe dhe do të dyfishojë deputetët në qarkun e Vlorës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?