Idrizi i pason “topin” Ramës që ta fus në koshin e basketbollit

Sot ne Kongresin e PDIU kryeministri Rama shkoi dhe hodhi topin ne koshin e “çamëve”, duke iu ofruar indirekt post ministror në kembim të votave nëse shperthen ndonjë krizë mes PS e LSI. Me mirë lexoni pasimin e topit tek njeri tjetri .

Idrizi: Afërmendsh dhe mes nesh ne nuk jemi as identik dhe as fotokopje e njëri-tjetrit. Ne jemi pjesë e një aleance që ka pushtetin, por që ne pushtet nuk kemi ushtruar. Deri në sot kemi pasur vetëm pushtetin e ideve tona. Deri më sot ne kemi pasur mbështetjen tuaj dhe unë për këtë ju jam shumë mirënjohës, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi të zotët të shpalosim aftësitë për qeverisje. Ne 3 bashki që na u dha mundësia të garonim ne fituam.

Rama: Shpëtimi ishte dashamirësisht kritik ndaj meje dhe e bëri këtu në Pallatin e Sportit, fiks ku ka qenë koshi i basketbollit. Duke qenë se unë kam luajtur basketboll e mësova që atëherë që në basketboll gjuhet më i gjati, në politikë më i madhi, në jetë gjuhet ai që bën më shumë dhe ai që bën çfarë mundet por nuk ka çfarë të bëjë më shumë. Gjuajtjet e Shpëtimit janë të mirëseardhura dhe me siguri kanë efektin e dobishëm që më bëjnë mua të mos kënaqem asnjëherë me gjatësinë time. Ju falenderoj që më falenderuat në këtë Kongres, falenderoj Shpëtimin që u bë sebep që takohem dhe unë me Vatrën se mua Vatra më sheh si njeri të dyshimtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?