Idrizi në Elbasan: Ta bëjmë PDIU forcë kryesore politike
Në kuadër të zgjedhje në Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitetit, gjatë ditës së sotme kreu Idrizi u takua me strukturat e kësaj force në Elbasan, ku bëri thirrje për anëtarësime të reja.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi theksoi se në qytetin e Elbasanit, PDIU është më e forta. Ai ftoi të gjithë anëtarët e partisë që të punojnë që PDIU të bëhet një forcë politike kryesore në vend.
Zgjedhja e strukturave drejtuese të PDIU, sipas parimit një anëtar, një vote, do të mbahen me 21 Maj, dhe siç ka shtuar Idrizi, në këto zgjedhje kësaj force do ti shtohen me mijëra të rinj për një kauzë të përbashkët.
“Miqtë e mi mos rrini pasiv, mos shihni televizorin dhe Parlamentin e Shqipërisë që është kthyer në një arenë kundërshtarësh politikë dhe ne shumë herë na vjen keq që jemi aty. Sepse atje nuk bisedohet për problemet e Shqipërisë, nuk bisedohet për axhenda integruese, por aty flitet se kush është më i keq se sa tjetri”, ka thkesuar Idrizi.
Më tej ai ka shtuar se synon që PDIU, të bëhet një forcë kryesore politike e cila do të ketë më shumë pushtet. ”Ta bëjmë PDIU forcë politike kryesore në vend. PDIU ka qenë konstante në kauzën e saj për Çamërinë. Procesi i sotëm do të kulmojë me zgjedhjet brenda PDIU. Proces dhe garë të hapur për të strukturuar partinë tonë. Ftojmë këdo për t’u anëtarësuar në PDIU”, tha Idrizi.
KOHA JONË SONDAZH

