Idrizi: Përmendja e çështjes çame nga Hahn historike

Duke e konsideruar ngjarje historike deklaratën e komisionerit Johanes Hahn, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, shpëtim Idrizi thotë se kjo ka ardhur si pjesë e një lobimi të fuqishëm të qeverisë shqiptare. I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Idrizi thekson se për herë të parë, Ministria e Jashtme e ka çështjen çame si një ndër prioritetet kryesore.

“Futja e çështjes çame si një nga dy çështjet midis dy vendeve dhe mbi të gjitha përshëndetja që bëri komisioneri Hahn të mekanizmit të propozuar nga qeveria shqiptare për mënyrën e trajtimit të çështjeve të mbetura pezull pa dyshim janë një moment historik, por jo për të qenë euforik. Tani fillon puna e vërtetë. Për herë të parë kemi një qeveri shqiptare që ka çështjen çame në agjendën e saj. Për herë të parë, zt.Bushati, e ka vënë çështjen në një ndër dy-tre prioritetet”- tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së mendon se shteti grek kërkon kohën e vet, i cili sipas tij është i vetmi vend që nuk ka pranuar dhe ka përzënë të gjithë minoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?