Idrizi: Myslimanë të dashur, refuzoni Edi Ramën. Dilni nesër në sheshin “Skënderbej” për Fiter Bajramin!
Pas vendimit të shpallur një ditë më parë nga Rama, se edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur, ka reaguar kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Mbyllja e fundjavës ka bërë të mundur edhe kufizimin e besimtarëve myslimanë që të falen në sheshin Skënderbej, për festën e Fiter Bajramit.
Idrizi i ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë fytyrën e “Faraonit”, ndërsa e quan çmenduri të mbyllësh sheshin ku besimtarët falen. U bën thirrje të dalin nesër si përherë në shesh për tu falur.
Reagimi i plotë:
Kë të besojmë?
Ekspertët apo Ramacovidin 2020?
Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit.
Ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e një njeriu që Covid-i , si një armë në duart e një të roituri, përhapet me orare e vende të caktuara, pikërisht dhe parku i liqenit sot është i mbyllur.
Nuk flas për ndonjë eksperte që merr 4-5 rroga dhe është e gatshme të na mbyllë gjithë jetën vetëm të mos humb ndonjë nga rrogat e saj.
Por të mbyllësh sheshin ku besimtarët të falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se nëpër xhami është një çmenduri.
Mesa duket ky njeri nuk mund të shikojë mijëra njerëz të adhurojnë Zotin. I vetmi njeri që meriton të adhurohet dhe të falenderohet në këtë vend është Ramses-i i ri.
Magjistarët e tij janë ekspertët që për pak para po justifikojnë çmenduritë e tij. Historia përsëritet, por këtë herë Zoti e ka treguar rrugën dhe përfundimin e Faraonit.
Një porosi Profetike thotë: “Populli merr fytyrën e sundimtarëve”
Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit! Dilni!