Iftari i parë bën bashkë Presidentin Begaj, Metën, Veliajn, Ballën dhe ambasadoren Yuri Kim

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me nisjen e muajit të Ramazanit ka shtruar Iftarin e parë ku dhe ka bërë bashkë figura të njohura të politikës.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë foto nga kjo darkë ku të pranishëm kanë qenë presidenti i vendit, Bajram Begaj, ambasadorja Yuri Kim, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Meta në postimin e tij i ka uruar besimtarët myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar.

“Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Vëllezër e motra shqiptarë kudo ku ndodheni, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar! Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?