Ikën Beci, refuzon Beqaj dhe vjen deputet Frrok Gjini
Edhe pse kishte mundësinë për t’u ulur sërish në karrigen e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, Ilir Beqja zgjodhi të refuzonte mandati e ligjvënësit për të zëvendësuar Benet Becin në Shkodër, që la mandatin për kandiduar për bashkinë e Shkodrës.
Këtë të mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli moszgjedhshmërinë, pasi Beqja nuk iu përgjigj thirrjes për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit brenda afatit.
Ilir Beqja ka qenë deputet i Partisë Socialiste deri në vitin 2021, kohë kur nuk arriti të rizgjidhej sërish deputet.
Më herët, ai ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë ndërsa aktualisht është në krye të agjencisë shtetërore te programimit strategjik dhe koordinimit të ndihmës.
Mandatin e lënë nga Beqja pritet ta marrë Frrok Gjini, i cili është në listën vijuese të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër.
E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike në Shkodër, ku mandatin e Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës e kishte Bardh Spahia, por pas refuzimit të tij, mandati i shkon Lodovik Hasanit.
KOHA JONË SONDAZH

