Ikën Vasil Bollano, në krye të OMONIA vjen Leonidha Papa
Leonidha Papa është zgjedhur dje me 190 vota si kryetari i ri i OMONIA-s.
Papa fitoi në balotazh, kundrejt Vasil Kajos, i cili në përfundim të numërimit të fletëve ka marrë 170 vota.
Procesi i votimit, i cili nisi nga ora 10:00 dhe zgjati për 8 orë, është ndjekur edhe nga konsulli i Greqisë në Gjirokastër, Nikolla Kotrokoi, raporton Dita.
Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të OMONIA-s, pas dorëheqjes së Vasil Bollanos, ka nisur në muajin dhjetor.
Leonidha Papa është me profesion inxhinier, ka studiuar në Greqi dhe është i biri i priftit të kishës në Sarandë, ndërsa Vasil Kajo ka patur postin e kryetarës së degës lokale të “Omonias” në Sarandë.
Papa njihet dhe si krahu i djathtë i Vangjel Dules.
KOHA JONË SONDAZH

