Ikin dritat, Bashës i pritet fjalimi në mes: “Mora veten mësysh”
Tirane- Në sallën e Universitetit të Arteve kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte ngjitur sot paradite në podium për të bërë analizën një vjeçare të bashkisë, si dhe po fliste për reduktim taksash kur janë fikur dritat.
“Mora veten mësysh kur fola për kalimin e buxhetit të bashkisë me konsensus” i tha Basha të ftuarve me humor, ndërsa më pas nisi kontaktet në telefon për të mësuar për arsyen e këtij black out-i ndërsa nënkryetari Eno Bozdo foli komunikoi se gjithçka do të rregullohej brenda 10 -15 minutash.
Më herët Basha deklaroi: “Më mirë të pinin paracetamol për tu qetësuar sesa e bënë këtë”