Ikja e Kokëdhimës, Berisha: Lajm që ngroh zemrat e shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ti hequr mandatin deputetit socialist Kocco Kokëdhima. Berisha tha se kjo “është një arritje e vërtetë në procesin e dekusarizimit të parlamentit!”.

Prononcimi i plotë i Berishës

“Sot, në ditën e Europës, uroj shqiptarët të realizojnë sa më shpejt anëtarësimin e tyre të plotë në Bashkimin Europian.  Sot në këtë ditë, një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve, Gjykata Kushtetuese i dha një goditje të merituar bashkëkryekusarit të shtetit, sivlla Kokëdhima, dhe kjo përbën një arritje të vërtetë në procesin e dekusarizimit të shtetit shqiptar, të parlamentit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur mendon se dje dy vogëlushë, të nisur me të ëmën, për të takuar në burg, në qeli, të atin e tyre që mbahej brenda se kishte bërë një shtesë ndërtimi në një kohë kur ky kryekusar ndërton sarajet buzë uji në Qeparo duke shkelur 10 ligje, nuk ka sesi të mos ndjehesh i lënduar deri në palcë. Megjithë këtë dua ti shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të atit për dy ëngjëjt e humbur dhe dënoj me përçmim dhe neveri të madhe këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, nuk njeh normë, nuk njeh moral përveç pasurimit të tyre”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?