Iku nga Basha, deputeti Çollaku në protestën e thirrur nga Berisha: Të bashkohemi kundër Ramës
Në protestën para Kryeministrisë është edhe deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, i cili iku nga grupi i Bashës pasi Gjykata e Apelit vulën ja dha Sali Berishës. Mesazhi i tij është për bashkim të demokratëve, në njlë kohë që në 2025 do të mbahet zgjedhjet parlamentare. Ai foli për një projekt që bashkon PD.
‘Është koha për të kuptuar që i vetmi shanc për të fituar, është bashkimi i demokratëve në selinë blu. Kemi pasur plot raste që të ndarë nuk kemi fituar. Koha për të pranuar njëri-tjetrin, edhe kur kemi mendime dhe ide të ndryshe, aq më shumë që të braktisim një palë për një palë. Unë jam në PD, si me idenë e shumicës, por edhe nëse jam me idenë e pakicës”.
Ai tha se të gjithë qytetarët e mbledhur sot në shesh kanë nga një arsye për të protestuar, por lirimi i Sali Berishës, theksoi Çollaku, është çështje e drejtësisë. Sipas tij kushdo që mendon se Rama duhet të largohet, duhet të jetë në protestë.
”Çdokush që mendon se Rama duhet të largohet duhet të jetë në këtë shesh. Zoti Berisha është kryetar i PD dhe lider i partisë më të madhe opozitare. Nuk është situatë normale kur është i arrestuar apo izoluar, por bindja ime është që në liri apo jo, nuk e provon protesta, por një sistem ligjor. Beteja ligjore do ta bëjë të mundur lirimin e zotit Berisha. Protesta apo kërkesa për lirim është politike, por ajo nuk ndodh me protestë, por me procese të drejta ligjore dhe Berisha nuk është i shmangur procesit”.