Iku nga PD, Alibeaj: Ne nuk mund të lëmë njerëzit pa pika reference. Lubonja: Ja pse u largua edhe nga Basha

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj thotë se ka bërë përpjekje për një parti, që nuk ka lidhje me idhujtarinë. Alibeaj tha se u largua nga grupi parlamentar i PD-së pasi e konsideron një territor që nuk ishte i tiji, pas vendimit të padrejtë të Gjykatës së Apelit.

”Nuk jam dakort me gjendjen që pas 11 qershorit, ajo struktura që kishte një vello që ishte Partia Demokratike, nuk është më kjo parti. Unë nuk jam që të presim, unë them që të mos lemë betejën që nisëm për vlerat. Ne nuk mund të lëmë njerëzit që na besuan pa pika reference. Ne duhet të bëjmë të qartë distancimin nga berishizmi dhe nga Sali Berisha. Ky është një standard”, tha Alibeaj.

Kurse analisti Fatos Lubonja tha se Alibeaj kërkon veprim dhe jo letargji, sikundër duket se po qëndron Lulzim Basha. ”Alibeaj është larguar se nuk është me Berishën se nuk bie dakort, ndërsa me Bashën se nuk pranon letargjinë. Kjo mendoj se është paqartësia në qëndrimin e Alibeajt”, tha Lubonja.

 

SHKARKO APP