Ilir Beqaj: Fat i madh që jam deputet i Dibrës. Edhe nëse nuk shkoj fare atje s’ka rëndësi

Deputeti socialist, Ilir Beqaj, ka befasur me një deklaratë të teij, teksa iu përgjigj akuzave të kolegëve opozitarë në Kuvend.

Beqaj tha se është me fat që është deputet i Qarkut të Dibrës dhe nuk ka fare rëndësi nëse shkon apo jo atje.

Sipas tij, e rëndësishme është që Qarku i Dibrës është më pak i prekuri nga pandemia e koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam fatin e madh të jem deputeti i Qarkut të Dibrës. Shkoj apo jo në Dibër, ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka që sot Qarku i Dibrës është më pak i prekur nga pandemia e koronavirusit. këtu askush nuk vjen me emër individual. Këtu ka 30 vjet parlametnarizëm dhe unë kam eksperiencën time modeste me 10 vjet”, tha Beqaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët ish-ministri propozoi uljen e pagave për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, deklaratë që shkaktoi mjaft debat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?