Ilir Beqaj merr detyrën në Shkodër dhe sulmon Ditmir Bushatin

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj për emërimin si kordinator në qarkun e Shkodrës shprehet se kjo detyrë e re është një privilegj për të. Për ndryshimet në qeveri ai është shprehur skeptik. Sipas tij është vështirë që të bëhen ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve. ”Privilegj për mua që të kthehem në Shkodër. Ndryshimet në qeveri nuk është lehtë që të bëhet 7 muaj para zgjedhjeve”.

Pjesë nga fjala e Beqaj

Kjo është mbledhja e pare formale prezantuese edhe pse njihemi prej vitesh. Për mua është privilegj që kthehem në Shkodër. Sigurisht që jam i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtorëve. Drejtorët nuk janë një punë e imja por do shohim se si kanë punuar sepse kur vjen puna për legalizime ose funksione të tjera nuk ka teë majtë e të djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimin në Shkodër e kam pranuar me dëshirë, propozimin e kryeministrit, sepse në Shkodër e kam filluar politikën aktive. Në marrëdhëniet me kryeministrin kam një marrëdhënie sy me sy që zgjat shumë pak vendimmarrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa për ndryshimet në qeveri është e drejtë e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen.
Zgjedhjet lokale janë çështje që e di presidenti, zgjedhjet një dite do të bëhen. Fillimisht puna jonë do përqëndrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare. Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë.

Për kandidatët për deputet në Shkodër, drejtuesi politik i qarkut ka për detyrë të merret me të gjithë. Në këtë faze jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat. Kemi një ndryshim me opozitën sepse bërthamën e parë e kemi nga deputetët ekzistues. Duhet të shohim se cila pjesë e listës do jetë e hapur dhe cila jo.

Për drejtoritë e zhvendosura nga Shkodra në Lezhë besoj se kjo është një temë e gjatë dhe do të doja më shumë kohë për të kuptuar konceptin e rajoneve. Duhet të jemi të vetëdijshëm që pasi krijohen drejtoritë e rajoneve që kane tre qarqe nuk është normale që të gjitha drejtoritë të jenë në një qark edhe pse Shkodra ka rrezatuar në gjithë Shqipërinë.

Nëse vendosim peshore farmacie se a duhet të jete arsimi apo ndonjë tjetër është një çështje tjetër. Opinioni shkodran është i ngarkuar me këtë gjë dhe duhet të punojmë shumë më tepër. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo edhe shërbime të tjera teë mos krijojnë barriera për qytetarët.

Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?