Ilir Beqja në parlament:Kush e dogji “Koha Jone” në 1997?
Ministri Ilir Beqaj gjatë polemikës së tij në parlament shtroi pyetjen duke iu drejtuar deputetëve të PD-së: Kush e dogji gazetën “Koha Jonë” në 1996?
Në fakt, sigurisht ngjarja me gazetarin sportiv (Eduard Ilinca) është e rëndë, por të paktën sot ka njerëz që ndiqet penalisht për atë çështje.
Por meqenëse ju jeni marrë dhe merreni me mediat, dje ka qenë një ditë e veçantë. Ka qenë 25-së vjetori i gazetës “Koha Jonë”. Kush e dogji gazetën “Koha Jonë”, në ’97-tën? Kush dha urdhrin, e kush e dogji? A ka ndonjë përgjegjësi për këtë punë? Minimalisht, kërkesë falje për këtë gjë, duhet të bëjë dikush?
Ka një gazetar Zaimir Dule, ka qenë atje në gazetë, është i sëmurë rëndë prej vitesh, kush mban përgjegjësi për atë punë dhe minimalisht dje, sot në vigjilje të atij përvjetori jubilar, 25-së vjet, dikush, minimalisht falje duhet të kërkonte?
A ka njeri përgjegjësi morale për atë ngjarje? Po e përsëris atë që thash në fillim. Është e rëndë ajo që ka ndodhur por të paktën ka një ndjekje penale.
Dhe në fund iu drejtua PD-së që duhet të kërkoni falje publike për djegien e redaksisë së gazetës “Koha Jone” me 3 mars 1997 nga forcat e SHIK-ut dhe policisë.
KOHA JONË SONDAZH

