Ilir Alimehmeti: Nuk harrojmë çka është shkruar!
Aktualitet Politikë E Enjte, 6 Tetor 2022 08:39
Nga Ilir Alimehmeti*
Nuk harrojmë çka është shkruar!
(Ndjekje e këshillës së Isabel Allende)
Dy vite më parë të dhënat ishin të qarta:
Imuniteti natyror do të ishte zgjidhja e kësaj pandemie, siç ka qenë për miliona vite.
Mendjemadhësia e njeriut bëri të keqmendojmë se kemi fuqinë që të kundërshtojmë forcat madhore të Natyrës apo të Zotit!
Dy vite kaluan dhe mendjemadhësia e sistemeve politike ra në shumicën dërrmuese të shteteve, megjithëse asnjë sistem nuk i pranoi gabimet e bëra si rrjedhojë e saj.
Me thjeshtësi dhe përulje përpara Natyrës apo Zotit, duhet të ulemi e të nxjerrim mësim nga gabimet e menaxhimit të pandemisë, që të mos gabojmë sërish në të ardhmen. (Marrë nga statusi i tij në facebook)

* Ilir Mehmeti është anëtar i Komisionit të Përhershem të Shendetesisë në Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania, Zv. Dekan at Fakulteti i Mjekesise Tirane dhe Profesor i Asociuar at Universiteti i Mjekesise, Tirane – UMT
KOHA JONË SONDAZH